Chelsea ka marrë vendimin që t’i besojë trajnerit Enzo Maresca, edhe nëse kubi nuk do ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve.
“Blutë” aktualisht gjenden në vendin e pestë në renditjen e Premier League, pozicion që aktualisht i çon ata në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinetit për klube.
Skuadra e Maresca-s ka golavarazh më të mirë se sa Aston Vila me pike të barabarta, ndërsa Nottingham Forest i ndjek me një pikë më pak.
Por Chelsea ka dy sfida të vështira deri në fund të kampionatit. Në fillim ndeshet me Mançester United, ndërsa sezonin e mbyll me takimin ndaj Nottingham Forest.
Dhe fitoret i rikthejnë ata në Ligën e Kampioneve për herë të parë që nga sezoni 2022-23.
Maresca deklaroi në Janar se objektivi i klubit është rikthimi në Champions. Por për amerikanët e Clearlake Capital, italiani ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ata i besojnë projektin edhe në vazhdim.
Sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit anglez nuk kanë ndërmend që të bëjnë një ndryshim dhe planifikojnë t’i japin italianit dy sezone të plota në krye, përpara se të vlerësojnë performancën e tij.
Në verën e kaluar, 45 vjeçari firmosi një kontratë pesëvjeçare me Chelsea, pasi kishte udhëhequr Leicesterin drejt titullit kampion.
Klan News