Chelsea kërkon me çdo kusht Haaland - Tv Klan

Chelsea kërkon me çdo kusht Haaland



Chelsea kërkon me çdo kusht Haaland

23:55 27/02/2021

Chelsea është duke tentuar që të transferojë Erling Haaland këtë verë nga Borussia Dortmund.

“The Blues” janë në dijeni se nuk do të jetë aspak e lehtë që të transferojë talentin norvegjez nga skuadra gjermane.

Bild Sport raportoi para pak ditësh se pronari Roman Abramovic i ka dhënë dritën e gjelbër Chelsea-t që të transferojë Haaland-in sa do që të kushtojë.

Sipas mediave në ishull, bëhet e ditur se skuadra londineze mund të paguajë rreth 120 milionë euro plus bonuset për kartonin e sulmuesit.

Në këtë rast, shuma e transferimit, nëse Haaland shkëlqen edhe në Premier League, mund të shkojë deri në 200 milionë euro.

Por, kjo nuk është e gjitha. 20-vjeçari po kërkon një pagë rreth 350 mijë euro në javë për të kaluar në Stamford Bridge.

Kjo pagë do e bënte atë padyshim lojtarin më të paguar të Chelsea, gjë e cila mund të ngjallte pakënaqësi te lojtarët e tjerë të bluve.

Mirëpo, klubi nga veriu i Londrës është në dijeni se nëse Haaland shkëlqen edhe në ligën angleze, atëherë do të ia vlente çdo cent.

Klan News








Të ngjashme