Chelsea momentalisht është skuadra më e kushtueshme në historinë e futbollit botëror. “Blutë e Londrës” shpenzoi rreth 1.6 miliardë euro në merkaton e vitit 2024 për t’u shndërruar në një përbindësh për sa i përket shifrave financiare. Kjo tejkaloi lehtësisht vlerën e skuadrës së Manchester United në vitin 2023, e cila kushtoi 1.42 miliardë euro dhe 1.33 miliardë euro të shpenzuara nga Real Madrid, që ishte kostoja më e lartë e skuadrës në vitin 2020.
Chelsea ka nënshkruar me 41 lojtarë që në vitin 2022, por transferimet e mëdha të klubit nga Londra perëndimore nuk janë përkthyer në sukses në fushë. Sipas raportit që analizon të gjitha divizionet kryesore të Evropës, Real Madrid, Manchester City Paris St Germain, Manchester United dhe Bayern Munich kanë pasur të ardhurat më të larta në vitin 2023.
Premier League kishte nëntë skuadra në mesin e 20 klubeve më fitimprurëse, me të ardhura mesatare prej 357 milionë euro dhe të ardhura totale të përafërt prej 7.1 miliardë euro. La Liga e Spanjës ishte e dyta me të ardhura prej 3.7 miliardë eurosh, me Bundesligën Gjermane, Serinë A Italiane dhe Ligue 1 të Francës që kompletuan renditjen e 5 skuadrave më të mira. Mbi 700 klubet të kampionateve kryesore të Evropës regjistruan të ardhura totale prej 26.8 miliardë euro në vitin 2023.
Klan News