Chelsea ka arritur të mposhtë Porton me rezultatin 2-0, në sfidën e parë çerekfinale të Champions League, që u zhvillua të mërkurën në Sevilla të Spanjës.

Ndërkohë, të dyja sfidat çerekfinale ndërmjet Portos dhe Chelseat do të zhvillohen në Estadio Ramon Sanchez, për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e pandemisë.

Skuadra portugeze pati raste të mira në minutat e para të lojës, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 32’, blutë e zhbllokuan rezultatin. Mason Mount, ishte autori i golit të parë për Chelsean.

Nga ana tjetër, Porto pati dy raste të mira në gjysmën e dytë përmes Luis Diaz e Moussa Marega që nuk u shfrytëzuan, ndërsa më pas erdhi ndëshkimi.

Një gabim të skuadrës portugeze e shfrytëzoi Benjamin Chilwell, i cili shënoi golin e dytë  në miuntën e (85’).

Kështu Chelsea merr një avantazh shumë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Angli. Blutë janë në një situatë shumë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, pas dy golave ndaj Portos, në cilësinë e vendasit.

Klan News