Antonio Conte nuk është më trajner i Chelsea. Vendimi për shkarkimin e italianit është zyrtarizuar të premten nga klubi londinez në një komunikatë të shkurtër, ku përmendeshin rezultatet e arritura nën drejtimin e tij, ku është edhe një titull kampion në sezonin 2016-2017.

Vendosmëria e Conte për të qëndruar në fund nuk është parë e arsyeshme nga drejtuesit e klubit, që tani i detyrohen ta dëmshpërblejnë për ndërprerjen e parakohshme të kontratës. Antonio Conte nuk arriti të motivonte ekipin në sezonin e dytë me Chelsea ku fitoi vetëm FA Cup, edhe pse njihet për një trajner energjik.

Largimi i Conte i hap rrugën Maurizio Sarri, i cili ishte në pritje të këtij vendimi pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Napoli. Sarri pritet të marrë në “Stamford Bridge” disa lojtarë nga napolitanët. Mes emrave tyre është përmendur nga mediat italiane dhe Elseid Hysaj edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. Pritet në ditët në vijim të shikohet se si do të veprojë në merkato.

Tv Klan