terry-chelsea

Chelsea ka ngritur trofeun e kampionit të Anglisë. Ekipi i Jose Mourinho është rikthyer te titulli pas 5 vitesh, një kampionat i mbylluar disa javë më parë matematikisht.

Kampionati i pestë i fituar nga klubi londinez në historinë, nga të cilët 3 nën drejtimin e Mourinho. Një tjetër trofe pas Kupës së Ligës të fituar në muajin Mars.

Një sukses i përmbyllur e një fitore 3 – 1 Sunderland, por edhe një lamtumirë e Didier Drogba që do të vijojë karrierën në një ekip tjetër, të paktën edhe për 1 vit tjetër.

Sëbashku me Chelsea, në fazën e grupeve të Champions League shkojnë edhe Manchester City e Arsenal, ndërsa Manchester United duhet të luajë në fazën play off.

Në kupat e Europës do të luajnë edhe Tottenham, Liverpool e Southampton. Hull City, Burnley dhe Queens Park Rangers kanë zbritur një kategori më poshtë.

Tv Klan