Eden Hazard mund të bëhet futbollisti më i paguar në Premier League. Chelsea pritet t’i ofrojë një kontratë të re ku do të paguhet 20 milionë euro në sezon sipas asaj që shkruan gazeta “Telegraph”. Një lëvizje që i shton pagën me 50% mesfushorit belg.

Më herët babai i Eden Hazard vuri në dyshim qëndrimin e futbollistit te Chelsea, duke shtuar se i biri refuzoi kontratën në pritje të një interesimi nga Real Madrid. Vlera e kartonit të Hazard është të paktën 100 milionë euro. Marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2020.

Eden Hazard është pjesë e Chelsea prej 2012. Me këtë fanellë 26-vjeçari është shpallur 2 herë kampion i Anglisë, ndërsa ka fituar edhe Kupën e Ligës dhe Europa League.

Tv Klan