Lojtari 24- vjeçar eshte objektivi numër 1 i “bluve”, drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë ofertën

Pas fitores 4-0 në Ligën e Kampioneve, beteja midis Chelsea dhe Juventusit vazhdon për një futbollist. “Blutë” e Londrës kanë një interesim të madh për xhevahirin e bardhezinjve, Federico Chiesa. Ata janë të gatshëm që të paguajnë për kartonin e 24- vjeçarit 100 milionë Euro.

Mesfushori i krahut me tipare sulmuese është i huazuar te “Zonja e Vjetër” nga Fiorentina, por në kontratën mes tyre ka një marrëveshje për të bërë blerjen përfundimtare në fund të sezonit. Por drejtuesit e Chelsea besojnë se 100 milionë Euro janë një shifër që nuk mund të refuzohet nga italianët.

Juventusi në total do të shpenzojë për italianin 50 milionë Euro. Por mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i drejtuesve pas disa muajsh. Kieza konsiderohet si një fubollist mjaft i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër” e gjithashtu edhe vetë lojtari me kalimin te bardhezinjtë ka realizuar një ëndërr të tijën.

Klan News