Chelsea shpërblen Thomas Tuchel. Fitimi i UEFA Champions League ka shtuar kreditet e teknikut gjerman nën drejtimin e londinezë, me drejtuesit që tashmë kanë rinovuar me 47-vjeçarin edhe për 2 sezone. Tuchel dhe Chelsea do jenë së bashku deri në qershor 2024, natyrisht me rishikim të pagës së gjermanit në kryeqytetin britanik.

Nuk mund të imagjinoj një mundësi më të mirë për rinovim. Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi”, tha Tuchel për faqen zyrtare të klubit.

Rikthimi në katër vendet e para të Premier League angleze dhe sigurisht triumfi përballë Manchester City ishte vendimtar për fatin e Tuchel, që e mori drejtimin e Chelsea në janar të këtij viti. Në 30 sfida me të në pankinë, Blutë e Londrës shënuan 19 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje, duke regjistruar fitore në 63.33 % të sfidave.

Klan News