Vendimi erdhi pas rezultateve të dobëta

Graham Potter nuk është më trajner i Chelsea. Klubi anglez e njoftoi vendimin që erdhi pas humbjes me Aston Villa në kampionat. Bruno Saltor është emëruar trajner provizor.

Potter nuk arriti të japë rezultat te Chelsea ku mori drejtimin në 8 shtator të vitit të kaluar, pasi e la në vendin e 11 në Premier League, shumë larg vendit të parë dhe zonës Champions. Gjithsesi skuadra angleze është ende në garë në Champions League ku në çerekfinale ka përballë Real Madrid.

Graham Potter zëvendësoi Thomas Tuchel dhe firmosi për 5 vite me Blutë e Londrës madje klubi pagoi shifrën rekord 20 milionë euro që Brighton ta lejonte të largohej para përfundimit të kontratës. Emri më i lakuar për trajner është ai i Julian Nagelsmann. Ky sezon për Chelsea është tepër i dobët pavarësisht merkatos së kushtueshme.

Tv Klan