Blogerja italiane Chiara Ferragni dhe familja e saj po  kalojnë një moment të vështirë. Një prej  anëtarëve të familjes Ferragni, katërputroshja e tyre Matildona, qeni i famshëm i blogeres ka ngordhur. Chiara i ka kushtuar një dedikim qenushes së saj me të cilën ka ndarë 13 vite.

“Çdo gjë që kam dashur të ta them, ta kam thënë në vesh këto ditë, por ti gjithsesi dije gjithçka. Në këto 13 vite bashkë, ke qenë vajza ime dhe në të njëjtën kohë, mikja ime e gatshme për të më bërë gjithnjë shoqëri dhe të ndihesha e dashur kur kisha më së shumti nevojë. Më mjaftonte të të përqafoja dhe të ndieja aromën tënde që të ndihesha si në shtëpi sepse kështu ke qenë gjithmonë: familja ime. E ke bërë edhe më shumë, ke ‘krijuar’ atë që është familja jonë: ishte ti “qeni i Chiara Ferragni”, asaj këngës që më ka bërë të njoh babain në 2016. Mendon se po të mos ishe Matildona ime, sa ndryshe do të kishte qenë jeta?

Kur të zgjodha, asokohe ende fëmijë, nuk e kisha menduar kurrë se do të njihje fëmijët e mi dhe në fakt ke qenë e mahnitshme në rolin e “motrës së madhe”: iu ke dhuruar eksperiencën e një dashurie pa kushte nga një kafshë që kthehet në familje.

Dje, pasi të përshëndeta për herë të fundit u përpoqa t’i shpjegoja Leos që ke shkuar në qiell dhe do të na mbrosh gjithmonë nga retë atje lart. Ai më pyeti nëse mund ta dallojmë renë sepse kështu mund të të përshëndesim edhe ne.

Shpresoj që të të kem bërë të jetosh një jetë të  bukur dhe të kesh ndierë dashurinë time çdo ditë, sepse tënden e kam ndierë gjithmonë. Do të më mungojë gjithçka jotja Mati, do të të përshëndes gjithnjë nga ajo reja. Do të jesh përgjithmonë vogëlushja ime”.

Chiara ka postuar edhe foto të tjera në InstaStory ku ka kujtuar momente nga jeta e përditshme me Matin, të cilën e ka ‘gdhendur’ edhe në një tatuazh në gishtin e dorës./tvklan.al