Rrëzohet nga froni ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame

Blogeria Chiara Ferragni, me 23.9 milionë ndjekës në Instagram, ishte italiania më e ndjekur në rrjetet sociale! Mirëpo, influencuesja, në orët e fundit, e ka humbur pozicionin e saj. Ferragni është tejkaluar nga ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame, i cili është tiktokeri italian më i ndjekur ndonjëherë.

Khaby Lame ka arritur 24.3 milionë ndjekës në Instagram! Ndërsa në TikTok, ai ka plot 75.6 milionë ndjekës. Khaby nisi të publikonte video në TikTok gjatë bllokimit të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por suksesin e arriti disa muaj më parë.

21-vjeçari ka bërë për vetë ndjekësit me videot ironizuese dhe mimikën e fytyrës të shumë personazheve të njohur. Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga TikTok kapin një shifër të majme.

TikTok paguan 0.01 Euro për 1000 shikime dhe në muajin e fundit ai ka arritur 1 miliard e 977 milionë shikime, që do të thotë se fitimi i Lame, sipas llogaritjeve të mediave italiane, është rreth 19.777 Euro, vetëm në muajin e fundit.

Klan News