Chiara Ferragni u përgjigjet kritikëve për postimin me të brendshme: Keni mendje fanatike

Chiara Ferragni u përgjigjet kritikëve për postimin me të brendshme: Keni mendje fanatike

14:58 24/11/2022

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni është hasur sërish në kritika pas publikimit të  disa fotove  me të brendshme. Ndikuesja dhe sipërmarrësja italiane ka vendosur t’u përgjigjet këtyre komentuesve duke i cilësuar ato si “mendje fanatike”.

Ajo vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd. “Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd.

Dhe nëse dua t’i tregoj atij se çfarë nuk shkon me këtë? Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike”, tha blogerja.

Klan News





Të ngjashme