Reperi shqiptar Gashi, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re. Bëhet fjalë për një projekt muzikor, të paralajmëruar prej tij shumë kohë më parë.

Produksioni i ri është një bashkëpunim me këngëtarin e suksesshëm dhe mjaft të dashur për publikun Chris Brown.

Kënga titullohet “Safety” dhe që në momentin e parë të publikimit është pritur mjaft mirë nga fansat./tvklan.al