Gruaja kërkon 20 milionë Dollarë dëmshpërblim për gjendjen e rënduar emocionale

Duket se telashet nuk i ndahen këngëtarit të njohur Chris Brown. Ai është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një grua në një jaht. Këngëtari është paditur nga balerinë që përdor pseudonimin Jane Doe. Ajo pretendon se Chris përfitoi nga miqësia e saj, ku më pas e ka përdhunuar.

Sipas padisë, të siguruar nga media “TMZ”, Jane pretendon se Chris i ka kërkuar asaj që të vinte sa më parë pranë shtëpisë së Diddy, në Star Island në Majami. Më pas, këngëtari e ka pyetur atë nëse dëshironte ndonjë pije duke e drejtuar për në kuzhinë. Jane Doe pretendon se në pije janë hedhur substanca narkotike pasi ajo ka humbur vetëdijen.

Gruaja kërkon një dëmshpërblim prej 20 milionë Dollarësh, pasi pretendon se abuzimi i ka rënduar gjendjen emocionale dhe psikike. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me drejtësinë amerikane pasi kujtojmë se ai ushtroi dhunë ndaj ish- dashurës së tij, Rihanna.

Klan News