Kthimi i Chrissy Teigen në Instagram për të kërkuar falje për talljet e bëra në të kaluarën zbuloi një tatuazh simbolik të vizatuar nga dora e vajzës së saj 5-vjeçare, Lunës.

Modelja 35-vjeçare postoi një foto të vizatimit të fluturës, me diçiturën “Luna vizatoi këtë flutur mbi lëkurën time sot dhe m’u duk e udhës ta ktheja në të përhershme”.

Më tej, ajo sqaron se kishte menduar në fillim që ta vendoste më në qendër dhe ta bënte më të rregullt, por “në fund vendosa ta lija aty ku përkiste. Disi e papërsosur, disi e rrëmujshme, por e përhershme”, tha Teigen.

Tatuazhi është një nga atributet e shumta që ajo ka bërë për fëmijët dhe bashkëshortin e saj, John Legend.

Tatuazhi përkon edhe me fazën në të cilën ndodhet Chrissy tani pasi ka pranuar ndryshimin e vetes nga versioni i mëparshëm tallës i saj. Ku i dihet, ndoshta modelja e njohur po kalon një metamorfozë./tvklan.al