“Nga spitali për në shtëpi, por pa fëmijë. Si mund të ndodhte vallë”?

Kështu është shprehur modelja e njohur Chrissy Teigen në llogarinë e saj në Twitter.

Modelja dhe prezantuesja e njohur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, por që foshnja nuk ia doli të mbijetojë pasi Teigen ishte e shtruar në spital për shkak të një hemorragjie.

“Jemi të shokuar dhe ndjejmë një dhimbje të thellë, një dhimbje që nuk e kishim ndjerë më parë. Nuk mundëm dot ta ndalonim gjakderdhjen edhe pse morëm shumë transfuzione gjaku. Gjithçka nuk mjaftoi”, tha ajo të mbrëmjen e së mërkurës.

Teigen e shpërndau lajmin shoqëruar me disa foto bardhë e zi, ku në krah të saj dukej dhe bashkëshorti John Legend. Çifti së bashku kanë dhe dy fëmijë të tjerë, por foshnja Jack, emri që kishin zgjedhur ta quanin, do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e tyre. /tvklan.al