Chrissy Teigen merr vendimin: Nuk do të përzihem me jetët e të tjerëve, do të kujdesem për familjen time


Chrissy Teigen merr vendimin: Nuk do të përzihem me jetët e të tjerëve, do të kujdesem për familjen time

14:40 24/07/2021

Chrissy Teigen ka vendosur të qëndrojë larg jetës së gjithëkujt. “Kam vendosur të mos përzihem me gjërat e të tjerëve kurrë më,” u shpreh ajo.

Kur e pyetën se për sa gjatë do të jetë pjestare e grupit të të famshmëve “jo të dashur” Teigen qesh dhe thotë, “Nuk e di, ndoshta mund të jem pjestare përgjithmonë. Nuk e kam idenë.”

Ajo po përpiqet ta kalojë skandalin i cili filloi kur Courtney Stodden e akuzoi për bullizëm kibernetik. Teigen thotë se po fokusohet në jetën shtëpiake.

“Gjithçka mund të bëj është të vazhdoj jetën dhe të kujdesem për familjen time.”

Pasi u kthye sërish në rrjete sociale ajo i drejtohet fansave duke i treguar sa e vështirë dhe e mërzitshme ka qenë e gjithë situata dhe se ajo do të komunikojë me ta dhe gjithçka të zgjidhet./tvklan.al






Të ngjashme