Modelja Chrissy Teigen përmes një postimi në Instagram tregoi se është duke u përgatitur për të bërë një operacion.

Ajo ndau për ndjekësit e saj një foto ku shihet e buzëqeshur dhe me anë të dy zemrave mbulon gjoksin e saj.

Në postimin e saj, Chrissy tregon se ka vendosur që t’i nënshtrohet operacionit për të hequr mbushësit ose ndryshe implantet e gjoksit. Para shumë kohësh, modelja iu nënshtrua një operacioni për të zmadhuar gjoksin e saj dhe tani mesa duket është penduar.

Unë do të bëj një operacion së shpejti. Shumë njerëz janë kuriozë prandaj unë vendosa që ta them këtu. Unë do heq gjinjtë e mi. Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm për mua për shumë vite, por tani po heq dorë prej tyre. Do doja që të vishja një fustan të madhësisë time. Jo më të mëdhenj.  Mos u shqetësoni për mua. Unë do të kem sërish gjinj, por ata do të jenë të pastër”.

Në një intervistë të dhënë më herët për revistën “Glamour”, Teigen u shpreh se  kur ishte vetëm 20 vjeç, iu nënshtrua operacionit plastik dhe arsyeja ishte se donte të dukej më bukur me bikini./tvklan.al