Kamer Qaka është një tjetër emër i ri në Kombëtare. Christian Panucci afroi mesfushorin 22-vjeçar për miqësoren e 13 nëntorit me Turqinë. Qaka zëvendëson Amir Abrashin, i cili mesa duket nuk është ende gati edhe pse luajti për rreth 30 minuta në humbjen 1 – 0 të Freiburg me Schalke.

Kamer Qaka i lindur në Kosovë është formuar si futbollist në Norvegji ku është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të vendit nordik. Pas përvojës me disa skuadra norvegjeze është transferuar këtë sezon në kampionatin rumun te Politehnica Iasi.

Qaka është shprehur i lumtur për ftesën i pyetur nga mediat norvegjeze, madje duke shtuar se ishte emocionuar duke qarë për disa minuta. Christian Panucci ka thirrur për testin me Turqinë emra të rinj, mes tyre Astrit Ajdaroviç i cili më parë është aktivizuar me moshat e Suedisë. Grumbullimi nisi të hënën në Antalia ku do të përgatiten për disa ditë.

Tv Klan