Jennifer Lopez e provoi edhe një herë se është lindur për të jetuar në një jaht. 52-vjeçarja ka postuar vazhdimisht foto nga mega-jahti me vlerë 130 milionë dollarë me të cilin ajo dhe Ben Affleck po  eksplorojnë brigjet e Mesdheut.

Fotot e nxehta të çiftit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve ndërsa postonin nga San Tropeja, Italia e Monte Carlo. Jennifer nuk tentoi aspak të ulte temperaturat, në mos i ngriti më shumë me postimet e fundit.

E veshur me bikini në ngjyrë të verdhë të ndezur, JLo pozoi e ulur mbi disa jastëkë, e mbështetur në parmakun e jahtit me vështrimin e hedhur tej në det. Trupi i përsosur me bark të sheshtë, të pasmet e famshme dhe lëkura e nxirë mund të tregojnë gjithçka, por jo moshën e 52-vjeçares.

“Ciao!”, shkroi Jennifer në foton e saj duke i shtuar pas një zemër të verdhë që kombinonte me bikinit e saj të ndezura./tvklan.al