Këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner asnjëherë nuk kanë folur publikisht lidhur me faktin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Por mediat e huaja kanë bërë të ditur se Sophie ka sjellë në jetë një vajzë dhe çifti është shumë i lumtur për këtë fakt.

Të gjithë janë bërë kuriozë për emrin e vogëlushes, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre dhe fansat janë në pritje.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin Maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore./tvklan.al