Këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Altin Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë rrëfyer cilat janë sfidat që hasin kur punojnë me njëri-tjetrin.

Sipas Altinit, puna me Ilirianën e ka bërë marrëdhënien e tyre më të fortë, por ndonjëherë shfaqen edhe pengesa gjatë rrugës, të cilat krijojnë probleme mes çiftit.

Kur Rudina Magjistari i pyeti si i menaxhojnë këto situata, Iliriana u përgjigj: “S’flasim nja dy ditë“.


Altin Bardhi: Në fakt edhe që kemi punuar bashkë, është një nga arsyet që e kemi pasur shumë të fortë marrëdhënien. Në fakt, mund të them që ditët më të vështira tonat, janë ditët kur ne prodhojmë shfaqjet, kur ne ndahemi nga momenti i letrës, tek momenti vizual se si do duket shfaqja. Aty kemi shumë probleme. Normalisht ne punojmë edhe në shtëpi e kur hapen ato letrat, që bëhen kostumet, bëhet skenografia, kjo përton sot do ta uli nesër, ndërkohë unë dua ta shoh sepse kam shumë nevoj ta vizualizoj. Sepse duke e parë si do duket në skenë, unë do duhet pastaj ta kompozoj më ndryshe.

Rudina Magjistari: Si i menaxhoni këto situata Iliriana?

Altin Bardhi: Po hiç e lëmë punën dy ditë. S’flasim, kthehemi.

Iliriana Bardhi: S’flasim nja dy ditë. Ky poshtë, unë lartë.

Altin Bardhi: Pastaj kur arrin të zgjidhet është shumë e bukur sepse ka raste që zgjidhet shumë shpejt. Në momentin kur e kam të qartë si do duket skenografia… Të gjithë merakun e kam tek skenografia. Tek kostumet nuk kam shumë frikë, sepse tek kostumet edhe mund të rregullosh diçka. /tvklan.al