Çiftet që zihen kanë më shumë gjasë që të qëndrojnë bashkë. Në këtë përfundim ka dalë një studim, sipas të cilit, ata partnerë që zihen kanë 10 fish më shumë shanse që të jetojnë në një lidhje të lumtur, në kundërshtim me ata që i lenë problemet mënjanë dhe nuk përballen me to.

Të dhënat, sipas një artikulli të “

The Guardian

“, vijnë nga një studim ku morën pjesë rreth 1 mijë persona të rritur.

Shumë çifte kanë konceptin e gabuar se duke shmangur diskutimin për çështje të ndjeshme, do të thotë të shmangësh një diskutim, që në fakt rezulton të jetë i mirë për lidhjen, shpjegon eksperti Joseph Grenny.

Por gabimi më i madh që bëjnë çiftet është shmangia”,

shprehet ai. “

Ndjemë diçka por nuk themi asgjë. të paktën derisa nuk e kuptojmë më. Ndaj presim derisa të jemi të sigurt për ta diskutuar.”

“Ne kemi tendencën që të evitojmë diskutime të tilla, sepse jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që kanë nëse e flasim, por të pandërgjegjshëm për rrezikun që kanë nëse nuk i flasim”,

shpjegon më tej Greenny. Eksperti thotë se njerëzit kanë tendencën që të mendojnë vetëm për peshën dhe rreziqet momentale që mund të ketë një çështje e caktuar, pa marrë në konsideratë efektet e shtrira në kohë që mund të ketë sa i përket intimitetit, besimit dhe lidhjes.

Të paktën 4 në 5 persona që morën pjesë në studim thanë se mungesa e komunikimit kishte pasur një rrol të rëndësishëm në lidhjet e dështuara në të shkuarën e tyre.

Gjysma prej tyre e cilësuan mungesën e komunikimit si arsyen kryesore të përfundimit të marrëdhënies. Ajo që doli gjithashtu në pah në këtë studim ishte fakti se 1 në 5 persona pranojnë se janë ata fajtorë kur një bashkëbisedim nuk shkon siç duhet dhe gjërat nuk fliten.

Sipas Grenny, gabimi më i madh i pandërgjegjshëm që bëjnë çiftet është që nuk marrin përsipër përgjegjësinë për ndjenjat e tyre.

“Mendojmë se janë të tjerët që po na bëjnë të ndihemi si jemi dhe dështojmë që të shohim rolin tonë në emocionet tona. Për pasojë kur diskutojmë shqetësimet tona me njerëzit e dashur shpesh jemi të mbushur me faj dhe provojmë vetëmbrojtje”.

Grenny shpjegon se tre çështjet kryesore për çiftet për t’u diskutuar janë seksi, financat dhe zakonet acaruese.

“Suksesi i një lidhje përcaktohet nga mënyra sesi çështje të djeshme debatohen”,

thotë ai.

“Dashuria e vërtetë do punë. Intimiteti i vërtetë nuk është vetëm rreth dashurisë, por rreth të vërtetës gjithashtu. Bisedat e rëndësishme janë mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të pasur një marrëdhënie sa më të fortë, ku mbizotëron intimiteti, besimi”.//tvklan.al