Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë zhvendosur pushimet e tyre në Capri, ku kanë udhëtuar me jahtin luksoz që janë fotografuar prej ditësh.

Ata janë fotografuar nga njerëzit e thjeshtë e paparacët teksa ecin dorë për dore. Dhe çfarë ndodhi më tej? Njerëzit i njohën dhe filluan t’i ndjekin e thërrasin.

Çifti vazhdoi të ecte dorë për dore, ndjekur nga truprojat dhe personat e sigurisë, por kjo situatë nuk i pëlqeu çiftit. JLo kishte vendosur një kapele të bardhë të madhe për t’u fshehur, ndërsa Ben syze.

Një burim i tha “People” se çifti po “shijonte shumë pushimet e tyre”.

Kjo nuk është një arratisje verore. Ata po planifikojnë një të ardhme së bashku. Ata po bisedojnë  seriozisht  se si mund t’i bëjnë gjërat të funksionojnë. Midis marrëdhënies së tyre, fëmijëve dhe punës, ata e dinë se do të jetë e vështirë  për t’i ekuilbruar të gjitha“, bënë me dije burime pranë çiftit.

Lopez dhe Affleck e bënë zyrtare romancën e tyre të re në Instagram në fundjavën e ditëlindjes së këngëtares.

Klan News