Rishfaqet në publik vetëm një ditë para ndërrimit të viteve ish kryeministri dhe kryetari socialist Fatos Nano. Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rexhina, ka preferuar që të braktisë apartamentin e tij të ri dhe të shëtisë i qetë rrugën kryesore pranë ish-bllokut , aty ku ka banuar për vite me rradhë.

Shëtitja e çiftit Nano nuk ka kalur pa u vënë re jo vetëm nga telekamerat por dhe nga kalimtarët. Me njërin prej kirurgëve më të njohur të zemrës Ajli Alushani, Nano dhe e shoqja Rexhina, kanë shkëmbyer urimet për Vitin e Ri. Pas operimit në tëmth në një prej klinikave më të specializuara të Athinës, Nano dukej sot në shëndet të plotë, i gatshëm për t’u rikthyer në jetën politike duke i dhënë fund thashethemeve të gazetave./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame