Sot në programin “Rudina”, në Tv Klan ishin të ftuar dy artistë mjaft të njohur. Bëhet fjalë për aktoren e kinematografisë shqiptare, Pranvera Lumani dhe kompozitorin Valentin Veizi.

Në studio ata kanë rrëfyer lidhjen e tyre të dashurisë, jetën artistike, jetesën në Boston, por edhe për pjesëmarrjen e tyre në filmin “I love Tropoja”.

Pranvera dhe Valentin Veizi janë bashkëshortë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, djalin Erli dhe vajzën Deborah. Çifti ka emigruar në SHBA në vitin 1998 dhe jeton në Boston bashkë me familjen e tyre.

Valentin Veizi: Është atdheu i dytë. Ne jemi shqiptarë sigurisht dhe jemi krenarë. Ndihemi shqiptarë, por Amerika është vendi që na krijoi mundësi që ne të integrohemi dhe të krijojmë një familje me dy fëmijë, që janë shumë të suksesshëm për atë çfarë kërkojnë të bëjnë. Është vend që të jep mundësitë dhe është vend që të bën të ndihesh mirë.

Valentini vazhdon punën e tij si kompozitor në Boston, ndërkohë Pranvera prej 18 vitesh ushtron profesionin e estetistes në ambientin e saj në një qendër SPA në Boston.

Pranvera Lumani: Unë para disa viteve kisha një SPA, kishte shumë punë angazhim dhe thashë do marr diçka më të vogël. Kështu që kam një dyqan, punoj, kam disa vajza që punojnë për mua, bëj parukeri. Jam mirë!/tvklan.al