Çifti i njohur i showbizit martohet në fshehtësi

Posta

Çifti i njohur i showbizit martohet në fshehtësi

14:02 21/10/2019

Jemi mësuar të shohim yjet e showbizit që tërheqin vëmendjen e mediave rozë në momentin që vendosin të martohen. Ata ndajnë me fansat çdo detaj të organizimit të dasmës deri në ditën e tyre të shumëpritur. Sigurisht atë ditë nuk mungojnë postimet dhe videot e shumta që ata shpërndajnë për fansat.

Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me Jennifer Lawrence dhe partnerin e saj Cooke Maroney. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të fshehtë. 

Dasma u organizua një ditë më parë në një rezidencë luksoze në Rhode Island. Sipas “Entertainment”, të pranishëm në ceremoninë e organizuar ishin 150 veta dhe midis tyre emra të njohur si: Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Një tjetër burim për “People” u shpreh se Jennifer për ditën e saj të rëndësishme  kishte zgjedhur një fustan nusërie nga Dior. Ende nuk është publikuar asnjë foto nga çifi dhe ceremonia e tyre./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT