Të ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ishin çifti mjaft i njohur për publikun, balerina Lori Bala dhe DJ i njohur në Shqipëri, Olti Kazaferi.

Lori Bala kërcimin e ka nisur që 6 vjeç në Pallatin e Pionerëve. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve për koreografi. Prej 10 vitesh është balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërsa Olti Kazaferi ka mbaruar studimet për Menaxhim Biznes dhe ka punuar rreth 20 vite në radio dhe 15 vite si DJ. Vitet e fundit, ai është shkëputur si DJ dhe  momentalisht është menaxheri i Alban Skënderaj, Miriam Çani dhe West Side Family.

Olti Kazaferi: Besoj që është një cikël i mbyllur për një farë moshe këtu në Shqipëri. Nëse do jetonim në Holandë, Në Suedi apo në Miami sigurisht që do të kishte qenë ndryshe dhe koncepti dhe mosha nuk do kishte fare të bënte. Tani është ndryshe dhe di të them se e ndjej veten më mirë tek kjo fushë dhe jam më i përshtatur. Është vetë shkolla që kam mbaruar. E ndjej veten shumë më mirë dhe mendoj se ja vlen”.

Olti dhe Lori u njohën me njëri-tjetrin para 7 viteve në rrjetet sociale.

Lori Bala: Ne jemi njohur krejt rastësisht nga rrjetet sociale. Kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi e gjithë gjëja jonë.

Ata nuk kanë bërë akoma një dasëm dhe ende nuk kanë një plan për shkak se nuk janë të dy tradicionalë tek kjo pjesë.

Olti Kazaferi: Mbase ndonjë festë, por jo dasmë, se nuk jemi tradicionalë tek kjo pjesa të dy.

Lori Bala: Nuk e dimë akoma, e nisim si bisedë, por pastaj shkrin rrugës. Me dëshirë e kemi, por akoma nuk kanë ardhur rrethanat. /tvklan.al