6Kate Middleton dhe Princi William u takuan me yjet e muzikës botërore Beyonce dhe Jay Z.

Çifti mbretëror i Britanisë së Madhe, surprizoi të pranishmit mbrëmjen e së hënës kur u shfaqën në ndeshjen e basketbollit mes Brooklyn Nets dhe Cleveland Cavaliers, në Neë York.

Siç raporton tabloidi amerikan Us Weekly, Dukesha dhe Duka mbërritën në stadium teksa ndeshja kishte nisur. Ata u pritën me ovacione nga publiku ndërsa momenti kur u takuan me Beyonce e Jay Z ishte vërtetë i veçantë.

William dhe Kate ndodhen në New York në kuadër të një turi 3 ditor.

tvklan.al