Një model ka ngjallur zemërimin e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi publikon në internet fotografi së bashku me të dashurën e tij. Jay Alvarrez 23 vjeç nga Los Angeles është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon vazhdimisht foto me të dashurën e tij italiane Valentina Fradegrada.

“Të neveritshëm” dhe “të dëshpëruar për të marrë pëlqime” e kanë konsideruar 23-vjeçarin përdoruesit e rrjeteve sociale. E dashura e tij Valentina është krejtësisht e zhveshur, ndërsa Jay i mbulon vetëm pjesët intime. Jay ka 6.3 milionë ndjekës në rrjetet e tij sociale, dhe sikurse mund ta imagjinoni, komentet negative vërshuan në fotot që ai publikonte me të dashurën.

Shumë prej komentuesve thonë se Jay e përdor të dashurën si objekt. Kritika pati edhe për Valentinën, për të cilën thanë se është e pafalshme që ajo e lejon veten të përdoret në këtë mënyrë, raporton “Daily Mail”. /tvklan.al