Ishte viti 1969 që bashkoi Nik dhe Bobi Erkoline në festivalin ‘Woodstock’. Edhe pse kishin tre muaj që njiheshin, ky festival i vendosi vulën lidhjes së tyre. Ndërsa ata iu bashkuan turmës për të kaluar disa momente së bashku nën shoqërinë e një muzike të mirë, befas u bënë simbole të koncertit.

Çifti Erkoline e kuptoi këtë gjë vetëm disa muaj pas organizmit të festës ku morën pjesë, kohë kur ata ishin sërish të dashuruar.  Kështu, ‘Woodstock’ u kthye në një emblemë të gjeneratës së tyre. Për to, ishte surprizues fakti i të qenit simboli dhe kopertina e albumit live të festivalit muzikor.

Ata e kujtojnë momentin e njohjes me imazhet e tyre të fiksuara në foto, si tepër të veçantë. Nik dhe Bob shprehen se në atë kohë, as nuk e kishin idenë se kishin qenë pjesë e një ngjarjeje kaq të madhe.

Erkoline janë kthyer tashmë në ikonë të festivalit dhe janë të pranishëm në çdo përvjetor. Kënaqësia që marrin jo vetëm duke qenë pjesë e ‘Woodstock’ që organizohet prej 50 vitesh, por edhe duke takuar të rinj plot energji që u afrohen me kopje dhe u kërkojnë autografë e bëjnë çiftin të ndihet si në muaj mjalti, edhe pse të martuar që nga viti 1971.

Klan Plus