Një çift nga Shkodra kanë rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Historia ime” në Tv Klan, eksperiencën e tyre të varësisë nga heroina dhe vështirësitë e mëdha që kanë kaluar ndër vite. Ata janë njohur me njëri-tjetrin në moshë shumë të re. Rozina e provoi heroinën për herë të parë në moshën 15 vjeç kur njohu Markolinon i cili ishte përdorues i rregullt. Nga këtu lindi dhe historia e çiftit me varësinë ndaj heroinës që i ka hapur probleme gjithë jetën.

Rozina tregon se ajo dëshiron që ta heq prej trupit, por heroina nuk e lë dot atë pavarësisht shumë përpjekjeve që kanë bërë. Ajo tregon se edhe kur lindi vajza e parë , ishte përdoruese e heroinës por fëmijës nuk i ndodhi gjë dhe lindi e shëndetshme. Po kështu ka ndodhur dhe me 4 fëmijët e tjerë që erdhën më pas në jetë. 

Gazetarja: Vazhdimisht edhe teksa kishit fëmijët, juve vazhdonit të ishit përdorues?

Rozina: Po.

Gazetarja: Si e menaxhuat prindërimin duke qenë shpesh nën efektin e drogës?

Rozina: Shumë vështirë. Nuk i kam lënë gjë mangët fëmijëve, mirë, keq nuk e kam pasur problem këtë pjesën.

Gazetarja: I ke ushqyer me qumësht gjiri?

Rozina: Po me qumësht gjiri.

Gazetarja: Nuk ndikonin substancat që ishin në trupin tënd?

Rozina: Jo, fëmijët i kam lindur të shëndetshëm.

Gazetarja: Keni punuar ndërkohë që jeni bërë prindër?

Rozina: Po ku kemi gjetur të dy.

Gazetarja: Pa dashur të futem në detaje, por doja të dija, ju heroinën e keni marrë përmes formës klasike të shiringës apo jo?

Rozina: Jo, jo unë e kam thithur me hundë. Një vit e gjysmë e kam përdorur me shiringë, pastaj vetëm me hundë.

Gazetarja: Po Markolino?

Rozina: Edhe ky vetëm 1 vit e gjysmë e ka përdorur me shiringë.

Marku: Kam kaluar shumë overdoza unë, nja 4-5 herë kam qenë i vdekur, kjo më ka shpëtuar.

Gazetarja: Përderisa ishte përdorues i rregullt, pse nuk e menaxhoje dot dhe kaloje në overdozë?

Rozina: Sepse duhet marr më shumë sepse nuk bënte efekt.

Marku: Unë e kalova dozën më shumë se duhet dhe kur e kam bërë me shiringë, kjo më ka shpëtuar disa herë.

Gazetarja: Ti Rozina ke kaluar në overdozë?

Rozina: Jo asnjë herë. Më duket se unë e kam kontrolluar më shumë veten sesa Markolino.

Gazetarja: Si ia bëni nëse jeni në rast pune, e konsumonit para se të shkonit apo shkëputeshit, si?

Rozina: Para. Pa pirë nuk mundesh të punosh.

Gazetarja: Si janë ato momente pa substancë në trupin tuaj?

Rozina: Na dhembin të gjitha kockat e trupit, ke djersitje, s’mund të rrish as në këmbë dhe as rehat, je euforik dhe as mizën nuk e duron dot se të bezdis.

Gazetarja: Pra muajt që jeni munduar ta lini do kenë qenë shumë të vështira?

Rozina: Shumë sa s’ja uroj kujt t’i bëjë provë ato kriza. /tvklan.al