Në një lidhje në Skype nga Kanadaja për emisionin “Historia ime”, në Tv Klan ishte çifti i njohur Xhoi dhe Gent Bejko.

Xhoi u shpreh se deti tani ata janë shumë mirë fizikisht dhe moralisht dhe janë duke e përballuar mirë.

Xhoi Bejko: Ne deri tani jemi mirë edhe fizikisht, edhe moralisht, edhe sigurisht si gjithë shqiptarët dhe gjithë bota jemi mbyllur në shtëpi, por për momentin po e përballojmë mirë.

Ndërsa Genti shprehet se situata në provincën ku ata ndodhen është pak e rëndë dhe janë vendosur një sërë rregullash dhe gjoba për ata që i shkelin. Kryesisht ato janë për njerëzit që vijnë nga udhëtime nga jashtë kufijve të Kanadasë.

Gent Bejko: Situata edhe këtej është përkeqësuar disi, janë marrë shumë masa, është futur ligji i karantinës, që do të thotë se dhe këtu gjobitesh nëse kapesh më shumë se dy veta, nëse nuk respekton distancat. Kryesisht është për njerëzit që vijnë nga udhetime nga jashtë kufijve të Kanadasë. Edhe provinca jonë është pak më e prekur sepse java e parë e Marsit, shkolla është pushim, një javë ndërrim semestri dhe familjet krysisht lëvizin, bëjnë pushime. Kryesisht ikin jashtë provincës ose jashtë Kanadasë. Situata është pak kritike, por gjithsesi ne mbajmë moralin lart.

Xhoi Bejko: Jemi të fortë deri në fund. /tvklan.al