Çifti vritet në rrugën ku janë zhdukur 50 gra

Çifti vritet në rrugën ku janë zhdukur 50 gra

20:50 20/07/2019

Një çift u qëllua për vdekje në një autostradë kanadeze, ku me dhjetëra gra janë vrarë ose janë zhdukur ndër vite. Australiani Lucas Fowler, 23 vjeç dhe e dashura e tij amerikane, Chynna Deese, 24 vjeçe udhëtonin me një furgon blu për në British Columbia.

Dëshmitarë thanë se makina e tyre u prish në anë të autostradës Alaska. Kjo ishte dhe hera e fundit që ata u panë të gjallë. Zyrtari i policisë Mark Jones, në një konferencë për shtyp këtë të shtunë tha se çifti ishte qëlluar “në rrethana të tmerrshme“.

Autoritetet thanë se po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe për të kapur autorin e vrasjes së dyfishtë.

Çifti ishte nisur në një udhëtim prej 720 kilometrash, në një rrugë të njohur si “Autostrada e Lotëve”. Në këtë autostradë ka raportime se prej vitit 1970, janë vrarë e zhdukur rreth 50 gra.

Vrasja e çiftit të ri ka ngjallur gjithashtu frikë për një vrasës serial në zonë, por policia i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se vrasja e tyre nuk kishte ngjashmëri me ndonjë rast tjetër të mëparshëm.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT