Ky çift ka zbuluar pas martesës se janë kushërinj me njëri-tjetrin. Historinë e tyre, pa ndarë shumë detaje ata e kanë bërë publike në rrjetin social Tik Tok ku krahas një videoje sëbashku shkruajnë: Pas 3 vitesh martesë, zbuluam se jemi kushërinj.

Nëse për shumë njerëz, kjo gjë do të ishte makthi vetë, ata nuk duken shumë të shqetësuar, teksa shfaqen duke u puthur. Ka shumë njerëz që kanë ngritur pikëpyetje për lidhjen e tyre të gjakut: Sa kushërinj të afërt janë?!

Çifti janë nga Utah, atje ku është e paligjshme të martohesh me një kushëri. E në rastin konkret, bëhet fjalë për dy kushërinj të dytë që po funksionojnë më së miri si bashkëshortë. Shumë reagojnë në videon e tyre duke e konsideruar si vendim të pazakontë faktin që martesa e tyre vijon.

Një nga komentuesit pyet: Jeni ende të martuar edhe pasi e morët vesh?

@tyleewaters Replying to @Ryan gosling We’re big fans Ryan Gosling???????? #marriedlife #marriagegoals #marriedcouple #husbandwife #couplecomedy #humor #funny #funnyvideos #dating #family #marriage #storytime #viralvideo #ick #utah #fyp ♬ Skibidi Bop Yes Song – KlaskyStudioEdits

Çifti përgjigjet: E kemi menduar gjatë dhe ishte e vështirë, por kemi nevojë të rrimë sëbashku. Bëhet fjalë për dashuri!/tvklan.al