Nëse për të lënë duhanin po përdorni cigaren elektrike, duhet të bëni kujdes. Avujt që çliron cigarja elektrike dëmtojnë qelizat imune të mëlçisë dhe nxisin inflamacionin. Në këtë përfundim kanë dalë hulumtues të Universitetit të Birmingamit në Angli.

Ata krijuan një procedurë mekanike në laborator, duke përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga tetë jo-duhanpirës. Nga eksperimenti u vu re se avujt shkaktuan inflamacion të mëlçise dhe se disa nga efektet ishin të ngjashme me ato që shiheshin në duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

Një vlerësim i mëparshëm mbi cigaret elektronike, nxorri në pah se ato nuk janë 100% pa rrezik, por janë më të sigurta dhe më pak të dëmshme se pirja e duhanit, dhe për këtë arsye u rekomandua  nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli që ato të jepen pa recetë, në mënyrë që të stimulonin njerëzit të hiqnin dorë nga vesi i duhanpirjes.

Tv Klan