Cigarja elektronike, 95% më pak e dëmshme

Cigarja elektronike, 95% më pak e dëmshme

16:03 24/10/2019

Specialistët: Nuk përmban katran

Ekspertët theksojnë se cigarja elektronikë është 95 përqind më pak e dëmshme se cigaret normale. Sipas tyre, ajo nuk përmban katran që është tepër i dëmshëm për shëndetin. Ashtu si në botë, edhe në Shqipëri, shqiptarët po largohen nga duhani tradicional.

Sipas specialistëve, cigaret elektronike janë 95 % më pak të dëmshme se duhani tradicional. Roland Shuperka thotë se tashmë shqiptarët po rendin drejt saj, edhe si një mënyrë për të lënë duhanin.

Duke u ndalur tek Britania, ku më shumë se 3 mln banorë përdorin cigaren elektronike, Shuperka sqaron edhe shkrimet e botuara në mediat ndërkombëtare.

Në vendin tonë prevalenca e duhanpirjes mbetet e lartë. Më shumë se 35 % e popullsisë shqiptare është duhanpirëse. Me shqetësim shihet rritja e numrit të femrave që pijnë duhan.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi