Sokol Cikalleshi ishte heroi i Konyasportit në triumfin me rezultatin  2-3 që skuadra turke arriti në kampionat ndaj Yeni  Malatyaspor. Bomberi I kombëtares  realizoi dopietë me kokë në minutat 80 dhe 84-t, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsinë e 2 golave, teksa miqtë nuk u dorëzuan, duke përmbysur gjithçka në fragmentin e dytë të lojës, falë dopietës së realizuar me kokë në harkun kohor të 4 minutave nga sulmuesi shqiptar.

Fillimisht ishte Diomande që rihapi sfidën në minutën e 72-të, teksa më pas ishte radha e Cikalleshit që në minutat 80 dhe 84-t ti dhuronte fitoren e artë skuadrës së tij.

Klan News