Sokol Cikalleshi u kthye me gol tek Ahkisari. Sulmuesi i Kombëtares realizoi të vetmin gol për skuadrën vendase në humbjen 3-1 me Beshiktashin në takimin e javës së 18 të Superligës turke.

Cikalleshi hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë. Sokol Cikalleshi u kthye tek Ahkisari. Ai është aktivizuar në Turqi dhe me Bashakshehirin, Osmanlisporin dhe Gëztepen.

Tv Klan