Realizoi golin e fitores për Konyaspor ndaj Basaksehir

Goli që shënoi Sokol Cikalleshi këtë fundjavë në Turqi e përfshiu atë në formacionin e javës së dytë të Superligës.

Sulmuesi shqiptar vendosi suksesin 2 – 1 të Konyaspor ndaj Basaksehir, ish-skuadra e tij disa vite më parë. Ishte minuta e 87’ e takimit dhe fitoren e vendosi ky gol i Cikalleshit.

Edhe pse u gjend më përpara me trup, ai mundi të gjente trajektoren e topit duke e kthyer drejt rrjetës.

Ky ishte goli i dytë në këtë sezon të kampionatit turk dhe faqja Futbol Arena e përfshiu në ekipin ideal të javës si sulmuesi i vetëm. Në këtë takim realizoi edhe shqiptari tjetër Endri Çekiçi.

Të dy këta futbollistë me paraqitjen dhe golat e tyre e kanë të garantuar ftesën nga trajneri Edy Reja në prag të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të Shqipërisë.

Kombëtarja kuqezi do të presë Hungarinë e San Marinon dhe më pas do të luajë në transfertë me Poloninë.

Tv Klan