Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Ligën e Parë në Turqi. Sulmuesi shqiptar, i dha avantazhin Adanaspor në transfertë ndaj Corum.

Në fundin e pjesës së parë, Cikalleshi u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke e ndalur topin në rrjetë.

Ky është goli i dytë këtë sezon në Turqi për 34-vjeçarin, pas transferimit në merkaton e dimrit tek Adanaspor.

Kujtojmë se në gjysmën e parë të sezonit, sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Tractor në Iran. /tvklan.al