Ajeti bëhet pjesë e formacionit e javës në Serie B

Sokol Cikalleshi realizoi edhe 2 gola në Superligën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar ishte i rëndësishëm për Konyaspor në fitoren 5 – 1 të Konyaspor ndaj Karagumruk.

Një kthim te suksesi pas thuajse 1 muaji për skuadrën e Cikalleshit që dha edhe një asist. Sulmuesi i Kombëtares është në kuotën e 8 golave dhe 3 asisteve në këtë kampionat.

Arlind Ajeti ishte protagonist në fitoren 1 – 0 të Reggiana me Pordenone. Mbrojtësi realizoi golin e vetëm të sfidës që më pas e përfshiu në formacionin e javës në Serie B.

Ky sukses i jep shpresë Reggiana për të arritur objektivin mbijetesë. Barcelona B fitoi 2 – 1 takimin me Ibiza dhe në këtë sukses dha kontributin e tij edhe Rei Manaj.

Shqiptari realizoi golin e parë për katalanasit që janë pranë ngjitjes në Segunda Division. Manaj shkoi në 11 gola të realizuar këtë sezon.

Tv Klan