Konyaspor nuk arrin të fitojë

Një predhë e Sokol Cikalleshit që nuk ndalet as nga VAR në kampionatin turk erdhi këtë të dielë në ndeshjen e skuadrës së tij Koniaspor ndaj Gaziantep.

Cikalleshi mori një top në krahun e djathtë të fushës, vrapoi dhe në afërsi të portës goditi fort.

Gjuajta e tij nuk u ndal dot as nga portieri.

U mendua si pozicion jashtë loje por sulmuesi shqiptar ishte më pak milimetra në pozicion të rregullt.

Ky është goli i katërt i Cikalleshit këtë sezon të kampionatit turk, por skuadra e tij nuk arriti ta fitonte ndeshjen.

Tv Klan