Cikalleshi shënon ndaj Selmanit

Cikalleshi shënon ndaj Selmanit

16:58 16/09/2019

Bakaj i jep fitoren Shakhtyor Soligorsk

Golat me Kombëtaren duket se i kanë dhënë vetëbesim sulmuesit Sokol Cikalleshi. Në ndeshjet e javës së parë të ligës së dytë turke të një dite më parë, ai i dha fitoren skuadrës së tij Akhisaqrspor në transfertë përballë Menemenspor. Ashtu si me Francën, edhe në këtë takim golin e realizoi me 11-metërsh. Ishte minuta e 85 dhe përballë portierit të kombëtares Gentian Selmani, Cika nuk gaboi duke siguruar 3 pikët e para për skuadrën e tij.

Në Bjellorusi, Elis Bakaj ishte sërish vendimtar për Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar përcaktoi fatin e sfidës së javës së 21 të kampionatit Isloch Minsk. Kjo fitore e mban ekipin e Bakajt në garë për titullin kampion. Ky ishte goli i 9 në kampionat për Bakajn. Shakhtyor ndodhet në vendin e tretë në renditje.

Në kampionatin slloven Endri Çekiçi është shndërruar në një lider te Olimpja Ljubljanës. Në ndeshjen e radhës ndaj Celje pogradecari nuk gjeti rrugën e rrjetës por fitoi një 11-metërsh në minutën e 48, që e ktheu në gol Vukusiç. Skuadra e futbollistit shqiptar barazoi 2-2.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT