Kapiteni barazon në minutën e 97’ me “panenka”

Sokol Cikalleshi ka realizuar tjetër gol këtë të dielë për skuadrën e tij Konyaspor në Superligën Turke.

Sulmuesi i dha barazimin ekipit në minutën e 97’, në ndeshjen ndaj Kara – Ymryk. Jo vetëm koha e shënimit në fund të takimit, por edhe stili i goditjes së tij e bëjnë të veçantë golin e kapitenit të Konyaspor.

Shqiptari goditi me panenka duke treguar një siguri dhe qetësi të madhe në momentin vendimtar të ndeshjes.

Cikalleshi i dërgon kështu sinjale trajnerit Sylvinho, thuajse një javë para se braziliani të bëjë të ditur emrat e lojtarëve që do të grumbullojë me Kombëtaren për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit kundër Moldavisë më 17 Nëntor dhe Ishujve Faroe 3 ditë më pas.

Tv Klan