Sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e parë në fitoren e skuadrës së tij Gëztepe, në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Nazili.

Cikalleshi nuk ka qenë i grumbulluar në ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe ky gol është një sinjal shumë i mirë për trajnerin Christian Panucci. Edhe Xhiakomo Vrioni ishte përcaktues në barazimin 1–1 të Venzias në fushën e Foggias mbrëmjen e së hënës.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi në fundin e pjesës së parë duke i dhënë 1 pikë me vlerë skuadrës së tij. 20-vjeçari justifikoi besimin e Valter Zengës, i cili e aktivizoi si titullar. Ky është goli i parë në Serinë B për Xhiakomo Vrioni, i cili është aktivizuar në 7 ndeshje këtë sezon.

Tv Klan