Një grup prej rreth 50 studentësh vazhduan udhëtimin e tyre me biçikleta për në Strasburg.
Ata u larguan nga qyteti jugor gjerman i Mynihut ku qëndruan për një natë.
Pjesë e këtij grupi studentësh të cilët protesojnë kundër tragjedisë së Novi Sadit është edhe ky i ri i cili thotë se vendosi të marrë pjesë në udhëtimin prej 1,300 kilometrash sepse “situata në Serbi është e tmerrshme.
“Kanë kaluar pesë muaj nga aksidenti i shkaktuar nga korrupsioni. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit ku humbën jetën 16 persona. Asnjë institucion nuk ka folur për këtë, dhe pavaresisht presionit të studentëve dhe qytetarëve, nuk ka patur asnjë veprim nga shteti”.
Studentët protestues shpresojnë të marrin mbështetje nga institucionet e Bashkimit Evropian.
“Serbia ka hapur shumë kapituj me Bashkimin Evropian dhe është shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ne presim një lloj mbështetjeje, qoftë presion apo jo. Tani për tani kemi fituar mbështetje nga populli ynë. Ne kemi fituar mbështetje nga mediat e huaja që kanë raportuar për ne dhe duam që Strasburgu të jetë një mjet tjetër për të arritur qëllimin tonë.”
Serbia prej muajsh të tërë është përfshirë nga protesta masive antiqeveritare për shkak të shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad nëntorin e kaluar për të cilën qytetarët fajsojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç.
Klan News