Çiklisti britanik Adam Yates u detyrua të tërhiqej nga turneu i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi pësoi një dëmtim në kokë si pasojë e një incidenti. Ndërsa ishte duke pedaluar në grup me çiklistë të tjerë, ai u rrëzua dhe përplasi fort kokën në pistë.

31-vjeçari ishte duke ngjitur një tatëpjetë pjesë të etapës së tretë, ndërsa i kishin ngelur edhe 47 km për të përshkuar. Por goma e pasme e biçikletës së tij u prek nga një tjetër çiklist, e kjo solli më pas rrëzimin.

Edhe pse garuesit e tjerë arritën ta shmangnin atë, anglezi kur u çua në këmbë u duk i tronditur. Organizatorët e lejuan atë që të vazhdonte garën, por Yates 10 km nga fundi vendosi që të tërhiqej. Shokët e tij u shqetësuan, pasi në një bisedë të patur me çiklistin, ky i fundit nuk mbante mend përplasjen.

Në bazë të rregullores së Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit, çdo garues duhet që të kontrollohet në rast të një incidenti. Pas kontrolleve të kryera rezultoi se Yates kishte marrë një tronditje në tru dhe u vendos që ai të tërhiqej nga ky event, për të shmangur komplikacione të mëtejshme.

Klan News