Afrika po përballet me katastrofën më të madhe në historinë moderne, si pasojë e Ciklonit Idai. Vendet e gjunjëzuara nga përmbytjet masive dhe shkatërrimi janë Mozambiku, Zimbabve dhe Malaui. Të paktën 1 mijë persona kanë humbur jetën, njoftoi presidenti i Mozambikut.

Ndërsa sipas Kombeve të Bashkuara, qindra mijëra persona, ndoshta edhe miliona janë përfshirë në rrezen shkatërruese të stuhisë së fuqishme. OKB bëri thirrje për mbështetje urgjente pasi tragjedia rrezikon të thellohet më tej.

Tv Klan